16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore


November 23, 2021

Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” po afron. Programi BE për Kulturën i financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës është krenare t’i bashkohet kësaj nisme me UNWomen në Shqipëri, përmes fushatës globale “Bëni botën portokalli: Stop dhunës kundër grave TANI!”.

Po ndezim me ngjyrë portokalli 3 nga objektet tona të trashëgimisë kulturore, Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Arkeologjik i Durrësit dhe Kisha e Manastirit në Rubik. Ne qëndrojmë TË BASHKUAR në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave!