Godina e Ish të Përndjekurve

Godina e Ish të Përndjekurve u ndërtua në vitet 1930 dhe fillimisht ka shërbyer si selia e Ambasadës Italiane e më pas u zgjerua për të pritur Shtabin e Veteranëve të Luftës dhe një numër shoqatash ndërkombëtare miqësie me vende të ndryshme. Në vitin 2007 godina mori statusin e mbrojtjes “Monument Kulture i Kategorisë së Dytë” dhe aktualisht u shërben dy institucioneve të rëndësishme, Institututit të Ish-të Përndjekurve Politikë dhe Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Ndërtesa u dëmtua gjatë tërmetit të vitit 2019 dhe EU4Culture po kryen punime tërësore për restaurimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së saj.