Hamami në Durrës

Hamami në Durrës është një nga pak shembujt e mbijetuar të arkitekturës publike të shekullit të 18-të. Rehabilitimi i tij ofron mundësinë për vizitorët që të përfshihen më plotësisht në historinë e stileve historike të jetesës në Durrës, si pjesë e qasjes së “trashëgimisë së lidhur”.

Ndërhyrjet e propozuara dhe që synohen të zbatohen për rehabilitimin e sitit, në lidhje me projektin “EU4Culture” përfshijnë:

PROJEKTIM

Objekti i ruajtjes
– Ruajtja e sipërfaqeve dhe restaurimi i qëllimit origjinal të hapësirës
– Restaurimi i elementeve që mungojnë të funksioneve të përdorimit të banjës
– Stabilizimi i pjesshëm strukturor dhe kullimi
– Parmakët rreth elementëve autentikë të cilët do të ishin fokusi i një ekspozimi
– Menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë
– Programi dhe planet e mirëmbajtjes

Infrastruktura
– Instalimet elektrike për ndriçim
– Sistemi i mbikëqyrjes dhe sigurisë
– Biletaria dhe informacionet lidhur me torrën veneciane
– Peizazhi urban përreth hamamit për të siguruar hapësirën për të pushuar dhe lexuar informacione
– Shëndeti dhe siguria

CONSULTATIONS AND DESIGN

Objekti i rijetësimit

– Interpretimi klasik me anë të paneleve, paneleve të fërkimit në strukturat prej tunxhi dhe mjeteve të ngjashme
– Interpretimi interaktiv i historisë së hamamit duke e lidhur atë me banja të ngjashme dhe banja aty pranë
– Interpretimi dixhital i historisë së banjave në Shqipëri (për periudha të ndryshme kohore)
– Identifikimi, angazhimi dhe mbështetja e prodhuesve dhe artizanëve vendas për dyqanet e suvenirëve dhe prodhimeve tradicionale (për torrën veneciane)
– Brendimi dhe identiteti vizual

MENAXHIMI DHE PLANI I BIZNESIT

Menaxhimi

– Projektimi i strukturës për menaxhimin e vizitorëve dhe funksionet për angazhimin lokal
– Futja e sistemit të biletarisë dhe analizimi i mundësive shtesë për gjenerim të ardhurash
– Paketimi dhe promovimi i sitit krahas atraksioneve të zonës

GRANTET

Komponenti socio-ekonomik lokal (skemat e granteve dhe trajnimi në praktikë)

– Krijimi i një baze produktesh të dobishme në lidhje me historinë e hamamit dhe përdorimin e ujit – inkurajimi i prodhuesve dhe krijuesve vendas të erëzave të zhvillojnë produkte për t’u shitur në torrën veneciane dhe në hamam