Kalaja e Ishmit

 

Sfondi Historik

Kalaja e Ishmit ndodhet në bashkinë e Durrësit. Në pjesën lindore të saj mund të shohësh pllajën e Ishmit dhe malet Krujë-Dajt ndërsa në përëndim, deltën e lumit Ishëm, kepin e Rodonit dhe një pjesë të bregut të detit Adriatik. 

Për shkak të pozicionit strategjik, Kalaja ka shërbyer si një bastion i rëndësishëm i mbrojtjes osmane. E ndërtuar në vitet 1572-1574, ajo u përdor gjerësisht nga ushtria osmane për të kontrolluar dhe mbrojtur rrugët nga kryengritësit dhe për të parandaluar tregtinë e paligjshme me Republikën e Venedikut. Kur Perandoria Osmane u shpërbë, kalaja u braktis. Në vitin 1977 rrënojat e saj u shpallën Monument i Kategorisë së Parë. Vlen gjithashtu të theksohet se përballë hyrjes së kalasë ndodhet varri i piktorit të famshëm shqiptar, Ibrahim Kodra. 

Vlera dhe Kohëzgjatja e Kontratës

  • Vlera e Kontratës: 57 884 162,15 lekë
  • Kohëzgjatja: 7 muaj

PUNIMET RESTAURUESE

Ndërhyrjet konsistojnë në restaurimin dhe konsolidimin e mureve të kalasë për të siguruar jetëgjatësinë e saj, pa cenuar integritetin, vlerat historike dhe arkitekturore.

  • Konsolidimi i mbulesës së murit me 1-2 rreshta gurë me llaç gëlqereje 1:3.
  • Pastrimi i fugave nga materiali i papërshtatshëm/ llaçi me bazë çimento dhe rikuperimi i fugave me llaç gëlqereje. 
  • Pastrimi i sipërfaqes së murit nga vegjetacioni, etj.